HomeSociale

Kriza e pazakontë përfshin Amerikën, ekspertët japin sugjerime për të…

Fermat e gjelava të detit në Amerikë po shesin kuponë për ata që duan të rezervojnë një zog.

Gjeli i detit është ushqimi kryesor që shoqëron Ditën e Falendërimeve (Thanksgiving) në SHBA, por këtë vit ka një rënie të lehtë të disponueshmërisë së tyre në treg dhe si pasojë çmimi i tij do të jetë më i lartë.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka parashikuar një rënie nëpër supermarkete nga 1,451 milion kile gjeldeti të në 1,420 milion kg këtë vit.

Jon Mcconaughy, pronar i Double Brook Farm, tha për “GMA”: ” Këtë vit ne po vërejmë shitje shumë më të mëdha se sa ishin në të njëjtën kohë vitin e kaluar.”

Phil Lempert, ekspert i marketingut të ushqimit në Supermarket Guru, tha se rritja e çmimit të gjelit të detit mund të shkaktohet nga një sërë çështjesh, si nga ndryshimi i klimës deri te ngushtica e zinxhirit të furnizimit pandemik.

“Ne kemi një mungesë të madhe të shoferëve të kamionëve. Kështu që të qenit në gjendje t’i çojmë zogjtë në supermarkete do të jetë një problem,” shpjegoi ai. Prandaj sugjerohet blerja e gjelit të detit në fermat lokale.

Kullotat e White Oak në Gjeorgji zakonisht i shesin gjelat e tyre çdo vit. Drejtoresha e marketingut Jenni Harries sugjeroi t’i blini më herët gjelat e detit këtë vit, mos e lini për datën 25 Nëntor që është edhe Dita e Falendërimeve.

“Ne jemi aktualisht duke shitur kupona. Konsumatorët mund të rezervojnë një zog, i cili më pas do të thirret në fillim të nëntorit për të shlyer blerjen e tyre,” tha ajo.

Harris gjithashtu sugjeroi, “Porositni fermerin që t’ua nisë gjelin e detit që javën e parë të nëntorit, mos e lini pas dore duke parë krizën dhe rrëmujën me shërbimin e transportit.”/ Burimi: ABC NEWS | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME