HomeSport

Kriza e rezultateve, ultrasit e Manchester United sulmojnë shtëpinë e shefit të klubit

Kriza e rezultateve që Manchester United ka pësuar këtë sezon nuk mund të linte të qetë ultrasit e klubit, që të tërbuar dhe zhgënjyer e kanë tepëruar duke sulmuar shtëpinë e shefit të klubit, Ed Woodward. Një turmë e zemëruar kanë vendosur në shënjestër vilën 2 milion euroshe të zyrtarit të United, duke hedhur në të tymuese dhe fishekzjarre. Tifozët kanë rrezikuar seriozisht të shkaktojnë një tragjedi.

Mediat britanike raportojnë se gjatë orëve të mbrëmjes Woodward ndodhej me familjen në shtëpi, ndaj mes tyre ka pasur panik. Të tërbuar, ultrasit filluan të brohorisnin dhe uronin vdekjen zyrtarit, duke shkruar edhe mesazhe fyese në ambientet e jashtme të banesës. Klubi ka reaguar për këtë ndodhi, duke bërë me dije se grupimi do të identifikohet dhe përjashtohet përjetë nga stadiumi. Prej kohësh Woodward ishte në mbrojtje, pasi në adresë të tij ka pasur kërcënime të vazhdueshme për shkak të rezultateve të dobëta.


TË NGJASHME