HomeLajme

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, Gjermania akordon fondin prej 660 miliardë eurosh

Pas shpërthimit të coronavirus-it, qeveria gjermane po mendon të lëshojë nje fond pre 660 miliardë eurosh për të ndihmuar bizneset në vend. Ka qenë vetë ministri i Ekonomisë Pete Altmaier, që ka deklaruar se nuk do të ketë një kufi të sipërm për sasinë e marrjes së kredive.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk mund të harrojë mësimet e nxjerra nga krizat e kaluara ndaj duhen marrë masa të menjëhershme.

“Kjo është një ndërprerje që do të sfidojë të gjithëve ne”, është shprehur Merkel. Kancelarja ka paralajmëruar më parë se rreth 70 për qind e popullsisë së vendit me 58 milionë banorë, mund të preket nga coronavirus-i. Ndërkohë në Gjermani deri më tani janë shënuar më shumë se 3000 raste të personave të infektuar dhe 6 vdekje.


TË NGJASHME