HomeLajme

Kriza ekonomike e pas-koronavirusit, Gjermania një nga shtetet më të prekura

ambasada gjermane

Pandemia COVID-19, ka shkaktuar një krizë botërore shëndetësore që nuk ishte parë ndër dekada. Dhe pas kësaj krize, një tjetër problem madhor që do të përballet bota është kriza e madhe ekonomike që në çdo ditë që kalon po bëhet akoma më e madhe.

Shumë nga shtetet më të fuqishme botërore kanë deklaruar se pasojat e krizës ekonomike do të jenë nga më të mëdhat. Institutet gjermane të kërkimit dolën në përfundimin se, “Pandemia e koronës do të shkaktojë një recesion serioz në Gjermani”.

Sipas AFP, në raport thuhet se “Prodhimi i Brendshëm Bruto ka të ngjarë të jetë kontraktuar me 1.9% në tre muajt e parë të vitit 2020 dhe do të zvogëlohet me 9.8% në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, me jetën normale ekonomike ende të ngrirë nga kufizimet për të frenuar përhapjen e SARS-CoV-2.

Rënia në tremujorin e dytë është dy herë më e madhe sesa shihej gjatë krizës financiare 2008-2009 dhe shënon rënien më të madhe që nga fillimi i regjistrave të instituteve në 1970”, theksohet në raport.


TË NGJASHME