HomePolitikë

Kriza, Maliqi flet për ‘peshqit e mëdhenj’: Ka ardhur momenti të…

Lefter-Maliqi

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka cilësuar turp dhe skandal përgjimet e publikuara nga Bild. Ai tha se “peshqit e mëdhenj” ndodhen në Kuvend, ndërsa burgjet, sipas tij, janë mbushur me njerëz të varfër.

Peshqit e mëdhenj janë këtu në Kuvend. Po të bëni një vizitë në burgje, burra dhe gra të futur në burg për energji elektrike, janë mbushur burgjet me njerëz për vjedhje e pak drogë, ndërkohë që bandat e vrasësit me pagesë janë jashtë. Vrasjet e mëdha, si e Santos që ka zënë pluhur, e shumë vrasje të tjera janë në drejtim të paditur.

Unë të dashur qytetarë jam me ju, për një revoltë, për të rrëzuar sistemin e ngritur që më 2008. Kam ndaluar e arrestuar shumë kriminelë, si ish-drejtues policie, dhe silleshin sikur nuk kishin bërë krime e vrasje. Kështu sillet edhe Rama, pas përgjimeve të “Bild”. Duhet të ngrihemi, të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka ardhur momenti i një ngritje të fuqishme”, deklaroi Maliqi.


TË NGJASHME