HomePolitikë

Kriza/ Meta: Të evitojmë përshkallëzimin, palët të reflektojnë, zgjedhjet e ligjshme më 13 tetor

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të shprehur dhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë e tij për një zgjidhje për situatën politike dhe për të evituar përshkallëzimin e krizës. Ai deklaroi se të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar për këtë situatë duke përmendur disa herë 18 tetorin, ditën kur BE do të marrën një vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Meta theksoi se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje të ligjshme dhe shtetërore dhe se ato janë më 13 tetor.

“Përshëndetje, është një konferencë e zakonshme. Nuk mund të mos ndiej shqetësim për këtë situatë që preokupon të gjithë shqiptarët kudo që janë që duan Shqipëri të qëndrueshme dhe me kredenciale të forta demokratike në interes të forcimit të stabilitetit dhe të rritjes së kredibilitetit të saj.
Në vendin tim ekziston vetëm një datë 18 tetori, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Nuk është siç ka thënë Hahn që 80% e shqiptarëve e mbështesin por pothuajse 100%.
Shpreh vullnetin për të evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj krize. Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore dhe të ligjshme në Republikën e Shqipërisë.

Zgjedhjet e ligjshme shtetërore kushtetuese janë më 13 tetor. Arsyet pse unë kam dekretuar datën 13 tetor ju besoj se i dini. Ishte data më e afërt që mund të garantonte të gjithë përfshirjen e të gjithë forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë, ishte dhe data më e afërt dhe në prag të 17-18 tetorit. Kriza jonë nuk është thjesht një krizë vendore.

Meta apeloi edhe një herë kryeministrin Edi Rama të reflektojë, po ashtu apeloi edhe KQZ të mos vijojë në paligjshmëri, por të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas dekretit në fuqi nga kreu i shtetit. Meta theksoi se nëse nuk do të ketë një reflektim të menjëhershëm nga partitë politike kostot e vendit do të jenë serioze dhe penalizimi për integrimin do të jetë 101 %.

Në angazhimet e mia për të ndihmuar vendin kam theksuar se 13 tetori do të shërbente nëse do të kishte vullnet nga të gjithë, maxhoranca, opozita e presidenti, i icili është akuzuar si faktor kontribuues i kësaj krize, që ti jepnim mundësinë qytetarëve të votojnë për tre palë zgjedhje.

Meqë ka pretendime nga lidershipi i PS, edhe pse ka qënë mbështetësja kryesore në këtë detyrë para dy vitesh dhe kam menduar që zgjedhjen më të mirë ta japin qytetarët shqiptarë. Nuk i imponohem kryeministrit apo kuvendit, ti bashkohen këtij vullneti. ata mendojnë se parlamenti funksionon normalisht, nuk kam asnjë shqetësim deri në 2021 kur është afati i fundit i këtij Kuvendi. Ajo që dua të nënvizoj është se 13 tetori është ditë e pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese e ligjore. KQZ prej kohësh duhet të niste zbatimin e dekretit, dhe të ftonte forcat politike që kanë dëshirë të marrin pjesë, askush si pengon partitë të shndërrohen në OJQ.

Askush mos ketë iluzione se cdo vendim i Gjykatës Kushtetuese, mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e presidentit janë në fuqi. Gjykata Kushtetuese është e vetmja që mund të gjykojë për to, dhe cdo vendim i saj duhet ta kenë parasysh të gjithë, edhe ata që e dinë e bëjnë sikur se dinë, se cdo vendim do të ketë efekt për të ardhmen nuk ka efekt për të shkuarën. Dekretet kanë qenë në fuqi, dhe janë ende dhe nuk e kthejnë më 30 qershorin e këtij viti si një mundësi për zgjedhjet.

Jemi në kushtet e thellimit në paligjshmëri nëse nuk hetohet menjëherë, dhe kjo do të jetë kosto serioze për vendin, një penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatave në tetor. dhe kjo do të ishte një goditje e madhe për popullin tonë. e ftoj edhe një herë Ramën të reflektojë të mos pengojë dekretin për dt 13 tetor. ftoj KQZ e gjith inst të mos vazhdojë në paligjshmëri. Ftoj forcat politike që duan të marrin pjesë, jo ato që s’duan, që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptarë, kanë të drejtë të zgjedhin jo të votojnë, dhe ky është një detyrim që u takon të gjithëve”, deklaroi Meta.

Meta tha se 13 tetori është një mundësi për të gjithë ata që mendojnë se Presidenti me qëndrimin e tij ka dëmtuar unitetin e popullit shqiptar dhe iu ka hequr të drejtën qytetarëve shqiptarë të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë dhe demokratike.

Ai tha se madje në rast se kërkon kryeministri mund të lërë edhe detyrën e Presidentit gjatë fushatës por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integritet i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar e publik është mbi çdo gjë tjetër dhe që nuk e ha shantazhin e presionin, siç është profesor Rexhep Mejdani.

“Ne nuk kërkojmë zgjedhje daneze sepse është një çështje që kërkon kulturë tjetër, kod tjetër dhe nuk krijohet me 20 vite e as 2 vite. Por zgjedhje të standardeve që kemi pasur dhe më të mira e kemi detyrim, përndryshe kemi 0 pikë 0 % mundësi për të çelur negociatat në tetor me BE, mendoj se këtë e dinë mirë të gjithë.
Sa i takon presidentit, ajo që mund të bëjë është shumë e thjeshtë, që ka bërë gjithmonë sa herë vendi ka qenë në situata të tilla të japë shembullin personal. Nuk do bëhen zgjedhje parlamentare më 13 tetor, do bëjmë edhe zgjedhje presidenciale, s’ka asnjë shqetësim bashkë me zgjedhjet vendore. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që mendojnë se Presidenti me qëndrimin e tij ka dëmtuar unitetin e popullit shqiptar dhe iu ka hequr të drejtën qytetarëve shqiptarë të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë më 13 tetor me votën e tyre të lirë dhe demokratike. Jo vetëm kaq sepse Presidenti është edhe më i hapur pasi nuk ka frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë që në rast se kërkon kryeministri të lërë edhe detyrën e Presidentit gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, përpara qytetarëve shqiptarë por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integritet i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar e publik është mbi çdo gjë tjetër dhe që nuk e ha shantazhin e presionin, siç është profesor Rexhep Mejdani. Kjo është krejtësisht e zgjidhshme.
Unë nuk e kam biseduar këtë çështje me njeri, është një njeri që jam i sigurt ato 2-3 çështje të rëndësisë kombëtare që trajtohen nga kjo zyrë do t’i mbronte ndoshta dhe më mirë se unë. Kështu që mos të bëjmë sikur nuk shohim thellimin e krizës. Marrja e këtyre bashkive në këtë mënyrë nuk është e ligjshme. Nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme, kushtetuese, shtetërore më 30 qershor dhe nuk është as e ligjshme të marrësh bashkinë e Kavajës, kamzës, Shkodrës me 6-7% dhe të kesh kontrollin e gjithë administratës së bashkisë, gjithë shërbimeve të bashkisë, të kesh dhe gjithë këshillin, kjo është skandaloze. Sepse këtu bie totalisht sistemi i llogaridhënies dhe kjo nuk dëmton vetëm qytetarët shqiptarë që përkrahin opozitën dhe padyshim që për këtë situatë opozita ka një përgjegjësi historike por penalizon edhe ata qytetarë që kanë votuar PS-në sepse kush do i mbrojë interesat e tyre nga abuzivizmi i kryetarëve që i përkasin vetëm një force politike dhe mund të bëjnë çdo gjë në kushtet e mungesës së një opozite”, deklaroi Meta.


TË NGJASHME