HomeSociale

Kriza nga pandemia, ja zotimi i FMN dhe Bankës Botërore

fmn

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, kanë remtuar të rrisin përpjekjet e tyre për të lehtësuar goditjen në ekonominë globale nga pandemia e koronavirusit.

Drejtorja e FMN-së, Kristalina Georgieva dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, theksuan se agjencitë e tyre janë të vetëdijshme për kërcënimin në rritje nga një krizë shëndetësore.

“Një tkurrje e madhe e ekonomisë globale në gjysmën e parë të vitit 2020 është e pashmangshme”, tha Georgieva.

Të dy institucionet gjatë dy muajve të fundit kanë paraqitur një numër programesh mbështetëse.

“Pasiguria rreth ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së krizës është jashtëzakonisht e lartë”, shtoi ajo.

FMN-ja ka shqyrtuar kërkesa për kredi urgjente nga pothuajse gjysma e 189 vendeve të saj anëtare.

FMN dhe Banka Botërore morën mbështetje edhe nga G20-ta, për një moratorium për shlyerjen e borxheve për vendet më të varfra në botë – si Afganistani, Etiopia dhe shumë vende afrikane.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME