HomePolitikë

Kriza, OSBE: Ngërçi politik mund të zgjidhet vetëm kur…

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur një takim ditën e sotme me Përfaqësuesin Special të OSBE-së, ambasadorin Andreas Nothelle, i shoqëruar edhe me ambasadorin Bernd Borchardt.

Nothelle u shpreh se komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë te Shqipëria, ndërsa shtoi se turbulencat politike në Shqipëri mund të zgjidhen vetëm me dialog dhe në mënyrë paqësore, duke përjashtuar përdorimin e dhunës.

“Komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë se Shqipëria do ta përmbushë me sukses të plotë këtë mision të rëndësishëm në nivel global. Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i OSBE-së janë krenarë për Presidencën shqiptare, angazhimin tuaj dhe pritshmëritë e mëdha që kemi nga kjo Presidencë. Shqipëria do të tregojë se si një vend i vogël mund të bëhet një lidership i madh”, theksoi ai.


TË NGJASHME