HomePolitikë

Kriza politike/ Delegacioni i Kongresit Amerikan ‘zbarkon’ në Tiranë

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut kanë zbarkuar në Tiranë. Mësohet se delegacioni ka mbajtur një takim ditën e sotme me presidentin Ilir Meta, ndërsa aktualisht po zhvillojnë një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ndërsa pritet që ata të mbajnë një takim edhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, në 11:15.

Ende nuk dihen detaje, por takimet vijnë në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike si dhe në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet, ndërsa opozita ka dalë nga Kuvendi dhe po proteston.


TË NGJASHME