HomePolitikë

Kriza politike, Duka: Basha ulet me Ramën vetëm nëse…

Kreu i PAA-së, Agron Duka gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat tha se Basha mund të ulet në tryezë me kryeministrin Rama “nëse hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore”.

“Opozita së bashku me Bashën kanë një kërkesë, të hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, nëse e pranon Rama këtë, të garantoj unë që ulet Basha me Ramën”, tha Duka.

Ndërsa Mediu u shpreh: “Ne kemi folur, dhe i kërkojmë presidentit të vendit të organizojë tryezën, nuk mendoj se përcaktojmë ne kush është kryetari i PS, përfaqësuesit e forcave politike duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë.”


TË NGJASHME