HomePolitikë

Kriza politike/ Meta flet hapur në takimin e OSBE-së

Presidenti Ilir Meta, gjatë fjalës së tij si i ftuar nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, u shpreh se është i pakënaqur me situatën politike, dhe se do të kishte dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar.

Nuk e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”.

Presidenti ndër të tjera theksoi se eshtë me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.


TË NGJASHME