HomePolitikë

Kriza politike, Rama: Për të dialoguar nuk kam nevojë për…

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët tha se nuk ka nevojë për ndërkombëtarë që të dialogojë me opozitën. Sipas tij dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike.

“Nuk kam nevojë as për gjermanë as për amerikanë për të dialoguar e kam thënë dhe e përsëris se dialogu është i patjetërsueshëm dhje i pazvendësushem për bashkëjetesën poltike në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj tek vota.

E kam kërkuar këtë edhe kur s’ kishte kapsolla e fishekzjarrë. Sot pala tjetër ka nevojë më shumë se asnjëherë për dialog. Vendi ka nevoje për dialog sespe nuk ja kanë borxh shqiptarët, politikanëve situata të tilla që në vend që të mendojnë se çfarë do të bëjnë me familjen ditën e shtunë apo në vend të pushojnë duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD, e duhet të përballojnë zhurmat që edhe në kohën kur ishin arëmt rrugëve nuk i dëgjonin.

Këto zgjedhje nuk shtyhen dot asnjë ditë se presidenti mes 23 dhe 30 ka zgjedhur 30 pra zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në 30 qershor dhe në këtë pikë unë s’ kam asnjë mundësi reale për të fantazuar’, u shpreh Rama.


TË NGJASHME