HomeSport

Kriza te Barcelona, Messi mendon largimin

Prej disa vitesh, ishim mësuar të shikonin Barcelonën në super-formë, duke shënuar dhe duke dhuruar spektakël në çdo ndeshje. Mirëpo, këtë sezon, duket se diçka ka ndryshuar. Ekipi ka humbur shkëlqimin dhe po kalon një sezon aspak pozitiv. Një prej arsyeve që ndikon në ecurinë e ekipit është edhe përplasja mes lojtarëve dhe disa prej drejtuesve të ekipit. Lionel Messi që është edhe ylli i ekipit është përfshirë në këtë vorbull dhe kjo gjë ka ndikuar edhe në performancën e tij në fushën e blertë.

Në këtë sezon “Pleshti” është pasqyrimi i krizës së Barcelonës. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat. Ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, Lionel Messi, vrapon më pak, prek më pak topa dhe ajo që është më e rëndësishme shënon më pak. Ndoshta, vendimi i tij për të mbyllur karrierën të Barcelona, nuk është i duhuri dhe ylli argjentinas po mendon largimin nga klubi katalunjas.


TË NGJASHME