HomeSport

Kriza te Milan, Maldini-Boban përgatiten për lëvizjet në merkato

Humbja e shëmtuar e pësuar nga Atalanta ka bindur stafin drejtues se Milan ka nevojë për ndërhyrje urgjente në merkato, e vetmja mundësia për të ndryshuar fatet e këtij sezoni që po shkon drejtë një dështimi të paimagjinueshëm. Boban-Maldini kanë nxituar menjëherë të rivendosin kontaktet me Zlatan Ibrahimovic, një nga të paktët opsione në merkato që mund të ndez edhe një herë ambientin kuqezi.

Drejtuesit e “djallit” shohin tek Ibra “ilaçin” e duhur për të harruar sado pak atë humbje të turpshme nga Atalanta. I qartë është edhe Stefano Pioli kur pyetet mbi këtë mundësi: “Është një kampion i madh që do të rriste konkurrencën, atë dëshirë dhe vendosmëri që na duhet gjatë një ndeshje”. Këto fjalë të Piolit janë një mesazh i qartë, Milanit në këto momente më shumë se çdo gjë i nevojitet një lider. Milan nuk ka ndërmend të qëndroj në pritje por ka nisur ofensivën për të bindur sa më shpejt sulmuesin suedez.

Jo vetëm Ibrahimovic, një tjetër pistë ku Boban dhe Maldini do të punojnë me kohë të plotë është edhe Jean-Clair Todibo, mbrojtësi-mesfushor i Barcelonës, të cilin e kërkojnë në formë huazimi me të drejtë blerje.


TË NGJASHME