HomeSport

Kriza te Skënderbeu/ Takaj nuk heq dorë, gati ekipi për sezonin e ri

Skënderbeu dhe gjithë futbolli shqiptar, mori një goditje të rëndë, kur korçarët u dënuan nga UEFA me plot 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Edhe CAS la në fuqi këtë vendim duke tronditur thellë ekipin shqiptar.

Pas këtyre ngjarjeve, të shumta ishin lajmet se presidenti Ardian Takaj do të hiqte dorë dhe do të largohej nga Skënderbeu, madje flitej se ekipi do të shkrihej. Megjithatë deri tani asnjë prej këtyre lajmeve nuk rezulton të jetë i vërtetë. Takaj dhe bashkëpunëtorët e tij jo vetëm që nuk kanë në plan të largohen, por janë duke u përpjekur të konsolidojnë ekipin për sezonin e ri.

Merkato është fokusi kryesor i tifozëve, por fillimisht, drejtuesit mendojnë për trajnerin. Që prej largimit të Orges Shehit, Skënderbeu ka qënë i detyruar të pres vendimin e CAS dhe meqë ka ardhur tashmë, ka nisur të lëviz. Sipas zërave, Ilir Daja është “timonieri” i zgjedhur për Skënderbeun e sezonit të ri. 

Këto zëra konfirmojnë se mes palëve ka pasur një takim dhe tekniku kryeqytetas ka vendosur të rikthehet aty ku fitoi titullin e fundit kampion. Megjithatë, ende duhet të pritet zyrtarizimi i akordit, që mendohet se do të vij brenda kësaj jave.


TË NGJASHME