HomeSport

Krizë dëmtimesh te PSG, Mbappe 1 muaj jashtë fushave

Në javën e tretë të Ligue 1 PSG mposhti me rezultatine thellë 4-0 Touluse, mirëpo parizienët pësuan një “humbje” shumë të madhe nga kjo sfidë. Tre nga futbollsitët kryesorë të ekipit, u larguan të dëmtuar nga kjo sfidë.

Kylian Mbappe, është futbollisti që mori vëmendjen e të gjithëve, kur në minutën e 66-të, u detyrua të linte fushën e blertë pas një dëmtimi.

Në fakt, problemi fizik i talentit francez ishte i treti në radhë brenda 90 minutave, pasi që në fillim të pjesës së parë Cavani e më pas Diallo e lanë lojën të dëmtuar, për t’u zëvendësuar respektivisht nga Choupo-Moting (realizoi dygolësh) dhe Thiago Silva.

Ditën e hënë në mesditë mediat franceze bëjnë me dije që pas kontrolleve më të specializuara Mbape do të mungojë për rreth një muaj në fushën e blertë. Kur janë zhvilluar vetëm 4 javë nga kampionati francez infermieria e PSG është e mbushur plot dhe ky fakt tregon qartë një problem të përgatitjes fizike të lojtarëve. gjatë periudhës së verës.


TË NGJASHME