HomeSport

Krizë te Barcelona, dëmtohet një tjetër sulmues

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë ky sezon i ri për Barcelonën. Veç humbjes ndaj Athletic Bilbao, katalunjasit duhet të përballen edhe me dëmtimet e sulmuesëve kryesorë të ekipit. Pas dëmtimeve të Lionel Messi dhe Luis Suarez, një tjetër sulmues ka përfunduar në inermerinë e Barcelonës. Bëhet fjalë për Ousmane Dembélé. Gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbao sulmuesi ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë dhe është paraqitur për të kryer testet e nevojshme dhe për të vlerësuar gradën e dëmtimit.

Francezi e mbylli takimit, ndërsa më pas, mjekët konfirmuar se Dembele ka pësuar një kontraktim të muskujve, çka do e lë jashtë fushave për 5 javë. Përpos dëmtimit, ajo që i zemëron drejtuesit e Barcelonës akoma dhe më shumë me Dembele është fakti se sulmuesi nuk i ka paralajmëruar se po vuan nga një dëmtim. Një dëmtim që cungon jo pak Barcelonën, që këtë sezon e ka nisur thuajse pa sulmues. 


TË NGJASHME