HomeSociale

Kroacia jep milionat e Botërorit për fëmijët, Daliç: Politikanët e çuan vendin në mjerim

Pushime për të gjithë fëmijët kroatë që nuk e kanë parë kurrë detin Adriatik me sy, kjo është mënyra në të cilën kombëtarja e Kroacisë do i shpenzojë të ardhurat nga pjesëmarrja dhe arritja në Botëror këtë vit.

Ka qenë trajneri Zlatko Daliç ai që përmes një letre të hapur në rrjetet sociale ka dhënë këtë lajm të mirë, por pa harruar t’i bëjë thirrje pushtetit që të mos e përdorin kombëtaren për qëllime jashtë futbollit pas suksesit të padiskutueshëm që pati në Rusi.

Daliç u shpreh se janë politikanë ata që e kanë çuar vendin në mjerim, dëshpërim dhe varfëri, e kjo është edhe arsyeja që shumë fëmijë nuk kanë mundur kurrë të kalojnë pushime verore në det.

Tashmë me një gjest human, kombëtarja kroate do të dhurojë për bamirësi 23 milionë euro dhe kjo sipas tyre do i mundësojë çdo fëmije kroat që të kalojën së paku 7 ditë pushime në bregdet.

Letra e plotë e numrit një të stolit kroat, Zlatko Daliç:

“Ky brez ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijnë kulmin global pa marrë parasysh kombin, buxhetin apo rëndësinë e stadiumit.
Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, nga 28 shtete, është i treti me GDP më të ulët për frymë, me 11,700 euro, vetëm pas Bullgarisë dhe Rumanisë. Kroacia është një vend nga i cili janë larguar miliona njerëz në 20 vitet e fundit. Në Kroaci sot, pensionistët tanë nuk ia dalin të plotësojnë nevojat e tyre themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë shkollimin, shëndetin, gjyqësori po falimenton, ai mbron biznesin e madh dhe të korruptuar.
I kërkoj të gjithë politikanëve dhe përfaqësuesve të autoriteteve që kanë çuar njerëzit në ferr të mjerimit, dëshpërimit dhe varfërisë t’i qëndrojnë larg kombëtares. Ju nuk jeni të mirëpritur të vishni fanellat tona, nuk duam të bëjmë fotografi apo shoqërohemi me ju.  Ju jeni ata që e bëtë Kroacinë me njerëzit më të varfër në Europë. Ndonëse Kroacia ka mbi një mijë kilometra vijë bregdetare, kemi fëmijë që kurrë nuk e kanë parë detin me sy. Kemi fëmijë që shkojnë të uritur në shtrat, sepse prindërit e tyre, të papunë, nuk kanë çfarë t’u japin për të ngrënë.
Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Ju lutemi respektoni vendimin tonë, mos mbani fanella të Kombëtares së futbollit ose të përdorni suksesin tonë për promovimin tuaj. Pra, ju minoni vlerën e punës tonë.
I gjithë ekipi bën me dije se ata do të dhurojnë çmimet e fituara në Kupën e Botës në Rusi për një fondacion për fëmijët kroatë. Ky fondacion do të financojë pushimet verore për ata fëmijë që nuk kanë parë kurrë detin Adriatik. Pjesëtarët e ekipit kroat futbollit janë me popullin e Kroacisë dhe do të bëjë atë që ata mund t’i ndihmojnë, përtej fitoreve. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësinë të kalojnë të paktën shtatë ditë në bregdetin kroat. Kjo është më së paku që mund të bëjmë.”


TË NGJASHME