Lajme Lifestyle

“Bashkëpunëtori” i Fidel Castro-s kafshon një person në Suedi!

krokodilat e fidel castros

Një burrë i moshuar është shtruar në spital pasi është sulmuar nga një krokodil, në një akuarium në Suedi. Krokodili ka qënë në pronësi të udhëheqësit të ndjerë te Kubë-s Fidel Castro.

BBC News dhe The Local Sweden raportojnë që burri ishte duke shijuar vizitën, në Akuariumi Skansen në Stokholm, të Martën, kur krokodili papritmas e kafshoi.

“Ai e kishte krahun në anën e gabuar të xhamit të sigurisë dhe më pas u kafshua nga një prej krokodilave.” – tha oficeri i dhomës së kontrollit Mikael Pettersson për Agjencinë e Lajmeve Suedeze.

Burri, i cili policia e përshkroi si rreth të ’70, u transportua në një spital aty pranë, me anë të ambulancës, sipas The Local Sweden. Edhe pse incidenti dukej i tmerrshëm, burri raportohet se ishte në gjendje të “qëndrueshme” pas sulmit, pasi fatmirësisht, krokodili ja lëshoi krahun pas 10 sekondash. Menjëherë pas rastit, autoritet kane filluar nderhyrjet ne vendin e krokodilave, duke rritur murin e xhamit, në mënyre që te shmangin raste të tjera.

Në 1978, Fidel Castro i dhuroi dy krokodila një kozmonauti rus. Më pas kozmonauti i dhuroi krokodilat, të quajtur Castro dhe Hillary, në akuarium në 1981, sipas The Local Sweden. Castro vdiq në vitin 2016.

Related posts

“Mirë është të mos jesh aty”, Frrokaj tregon se çfarë do ndodh

Mila

Shkoi në Itali si turist, përfundoi si trafikant droge

Mila

Si rrallëherë më parë, Elvana na prezanton me babain e saj

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!