HomeSociale

Krujë, digjen hektarë me ullinj e shkurre

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hektarë të tërë tokë në Krujë. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në fshatin Fushë Madhe, në vendin e quajtur Dane ku janë djegur deri tani mbi dy hektarë tokë të mbjellë me ullinj e shkurre. Ndërkohë flakët e zjarrit favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era flakët kanë përfshirë një zonë e madhe duke dalë jashtë kontrollit. Banorë dhe zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë flakët por është tepër e vështirë.


TË NGJASHME