HomePolitikë

Kryebashkiaku i Belshit merr mandatin e 5-të

Është konstituar sot edhe këshilli bashkiak në Belsh dhe është betuar kryebashkiaku Arif Tafani. Ky i fundit mori zyrtarisht detyrën në mandatin e dytë radhazi dhe të pestin në krye të bashkisë Belsh në periudhën e pluralizmit duke vendosur rekord në Qarkun e Elbasanit.

Arif Tafani është cilësuar nga deputeti Musa Ulqini kryebashkiaku më i suksesshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Belsh.

Kryebashkiaku pas betimit u shpreh se Belshi së shpejti do kthehet në kryeqendër e Agroturizmit. Tafani është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Korçës në vitin 1991.


TË NGJASHME