HomeSociale

Kryebashkiaku kërkon mandatin e dytë si i pavarur

Është regjistruar sot në KZAZ 89 Leonidha Vasil Kristo, për të kandiduar si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Finiqit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 .

Leonidha Kristo aktualisht është kryetar i bashkisë Finiq ndërsa tashmë kërkon një mandat të dyte si i pavarur.

Në zgjedhjet e 2015 Leonidha Kristo u kandidua nga Mega ndërsa u mbështet edhe nga PS.

Në një intervistë te dhene per gazeten “TemA”, ai tha se ky vendim erdhi pas një konsulence me banorët e zonës që përfaqëson.

“Zgjedhjet i takojnë popullit dhe jo partive, ndaj unë në këtë rast përfaqësoj popullin. Nga ana tjetër unë jam kryetar në detyrë i bashkisë. Nga ky pozicion, kam detyrimin të raportoj para komunitetit që më ka zgjedhur për arritjet, problemet, shqetësimet që kemi përballuar dhe do të përballojmë në të ardhmen. Raportimi është detyrim kryesor i një pushtetari. Këtij detyrimi unë nuk kam në plan t’i fshihem. Të gjithë njerëzit me të cilët bisedoj në zonën time e respektojnë dhe e mbështesin këtë vendim. Këtu buron vendosmëria ime për të kandiduar.

Partitë politike aktualisht janë futur në një luftë kampesh me njëra-tjetrën. Është një luftë e cila bëhet për qëllime të tjera dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Qytetarët e Finiqit dhe unë si kryetar i tyre nuk e mirëkuptojmë këtë luftë prandaj nuk bëhemi pjesë e saj. Beteja jonë janë zgjedhjet dhe ne duhet t’i shërbejmë vetëm asaj.”, është shprehur ai.


TË NGJASHME