Lajme Lajmi i Fundit Rajon

Kryediplomati serb: Qeveria shqiptare të kërkojë falje për deklaratat e Cakajt

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga Shqipëria që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Sipas Dacic Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, raporton Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Related posts

Vetëm 1% e shqiptarëve të pasur, depozitat me rënie të ulët prej një viti

Mila

Rrahin punonjësin e sigurisë, në pranga dy të rinjtë

Klaudia gotanews

Meta homazhe për efektiven: Dëshmi e përkushtimit të Forcave të Armatosura

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!