HomePolitikë

Kryemadhi flet me gjuhën e Tahirit: Nuk ka bir nëne që e shpëton Edi Ramën

Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Rama, me gjuhen e ish-ministrit Saimir Tahiri, kur tha se ‘nuk ka bir nene qe e shpeton’. “Mua s’më çon dot në burg se nuk kam firmosur në jetën time. Tani unë po iu them: Le t’i marrë Edi Rama  dhe t’i fus të gjithë në burg. Nuk ka bir nënë që do ta shpëtojë Edi Ramën në zullumin ku ka rënë. Edi Rama do të rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavantazh të madh.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u tregua e ashpër edhe me ish-ambasadorët, per te cilet tha se një pjesë e tyre janë larguar me xhepat e fryrë.

“Disa ambasadorë janë tallur me Shqipërinë, ikën me xhepa të fryrë. Shkoni verifikoni Romana Vlahutinin. Për mua njëherë është një demagogji. Reforma ka rënë.  Reforma në drejtësi ka vetëm një zgjidhje. Ajo është largimi i Edi Ramës.  Kjo reformë ka dështuar, sepse nuk po gjen prokurorë dhe gjyqtar dhe do ta kthesh këtë si një dyqan”, përfundoi Kryemadhi./politikon


TË NGJASHME