HomePolitikë

Kryemadhi flet pas deklaratës së Metës

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratat e presidentit Ilir Meta, se “u gënjye për historinë djegies së mandateve’. Kryemadhi tha se propozoi në mbledhjen e kryesisë që ta digjte vetëm ajo mandatin por vendimi i saj u pasua dhe nga deputetët e tjerë për shkak të ngjarjeve të ndryshme në vend. Për këtë ajo mori shembullin e deputetëve të qarkut të Beratit.

Zoti Meta tha se ju e kishit gënjyer për djegien e mandateve?
Ajo është çështje këndvështrimi dhe fati i madh është që unë do ta ndaj sot me ju për deklaratën e Presidentit Meta kur tha që Monika më gënjeu për çështjen e djegies së mandateve. Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt. Është e vërtetë që unë si Monikë mora vendimin për të djegur mandatin e deputetit për shkak të qenurit kryetare e LSI-së në shenjë solidariteti me të gjithë qëndrimet që do të mbanin deputetët e Partisë Demokratike, por ndodhi në fakt diçka tjetër edhe mbas një bisede me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin si dy nënkryetarë të LSI-së ku unë parashtrova qëndrimin tim, ditën e hënë që është bërë mbledhja e grupit parlamentar.

Unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin dhe pjesa tjetër si një pjesë e vazhdueshme e një procesi të vendosjes në pozicion të denoncimit të asaj që ndodhtë në Parlament, ka ndodhur diçka tjetër që unë e kam thënë dhe më parë, ku deputetët e LSI-së ishin agresivë ku duke filluar nga ish-ministri z.Naço ku tha se ç‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit.

Gjithashtu ajo foli edhe për Ramën edhe Bashën.

“Kryeministri Edi Rama po hetohet në SHBA për foton me presidentin Obama në vitin 2012”. Kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Java’ në RTSH. Sipas Kryemadhit, hetimi amerikan do të sjellë një problem të madh për Edi Ramën pasi është pranuar se është paguar për atë foto.

“Përveç gjithë skandaleve që janë bërë sa një mullar te dera e Edi Ramës, kemi edhe një skandal tjetër, edhe më të madh, por ky do të jetë skandali që do ta vendosë atë në një pozicion shumë të vështirë në të ardhmen, jo me drejtësinë shqiptare, por me drejtësinë amerikane, që është fotoja e famshme e 2012-s.

“Nuk kam paguar asnjë qindarkë”, tha ai dhe se kjo foto është bërë një çast përpara se ai të bënte marrëveshjen me ju…
Problemi i Edi Ramës nuk është thjesht fotoja me Obamën, por problemi i tij është që qytetari i huaj numër ka pohuar që unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës. Dhe tjetra është që: në Amerikë thanë vërtet janë elementet dhe mjetet për të kryer këtë veprim, por kush është përfituesi dhe në këtë rast është ai që ka bërë foton. Kështu që kjo është diçka që do ta zgjidhë vetë Edi Rama. Këto fotot në fakt kthehen ndonjëherë në bela, bëhen si këto fotot e pjeshkave të bllokut në Instagram, se kush doli më bukur”, tha Kryemadhi.
Teksa u pyet në lidhje me akuzat për Bashën në lidhje me lobimin rus, Kryemadhi tha se; “Vetëm se ka një ndryshim që z. Basha e heton Prokuroria e Arta Markut, ndërsa z. Rama e heton drejtësia amerikane”.


TË NGJASHME