HomePolitikë

Kryemadhi flet për çështje të nxehta politike në vend

monikakryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për ngritjen e gjykatës Kushtetuese dhe për çështje të tjera të nxehta politike të momentit.

Ajo tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot.

Më tej ajo pyeti se me çfarë të drejte kreu i KED, Ardian Dvorani boton vendimet e KED në Fletoren Zyrtare duke ngritur dyshime mbi lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, për të cilën tha se është bashkëshortja e avokatit të njohur Maks Haxhia, që ka mbrojtur edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?
Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se opozita është detyruar të shkojë drejt ekstremit. Ajo shton se në mjedisin politik shqiptar ekzistojnë edhe faktorë antishqiptarë.

Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpesh herë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi vlerësoi se vendi duhet që të mbajë zgjedhje të ndershme e të drejta, si dhe duhet një Kod i Ri Zgjedhor.

“Ne po punojmë me partnerët tanë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i Reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ngritja e Kushtetueses, ajo do të ç’bllokonte ngërçin politik”, deklaroi Kryemadhi.


TË NGJASHME