HomePolitikë

Kryemadhi: Gati të marrim përgjegjësitë tona, por…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita shqiptare e ka dhënë alternativën dhe platformën e saj dhe është gati për të marrë përgjegjësitë e saj.

Akuzat ndaj opozitës se nuk ka program qeverisës sipas Kryemadhit janë taktikë e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift. Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama.

Për sa i përket platformës të shkruar e zeza mbi të bardhë, ka qenë platforma e Rilindjes së Edi Ramës, bibla ose kurani, sesi do sillej ai me shqiptarët, sesi ai do rriste rrogat e shqiptarëve dhe do jetonin më mirë se në Zvicër. Sesi do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune. Pra, për një platformë të shkruar është njësh Edi Rama, për ta shkruar dhe për ta hedhur nëpër tavolina e për të na mashtruar.  Për ne sot nuk është problemi se nuk jemi gati”, tha ajo në Open.


TË NGJASHME