HomePolitikë

Kryemadhi me strukturat në Lezhë: Mirënjohje për shkak të angazhimit kaq të madh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë në Lezhë në një takim me strukturat ku ka shpërndarë dhe karta anëtarësie për të rinjtë.

Kryemadhi tha se anëtarët e LSI-së në Lezhë janë përballur me grupe kriminale e klienteliste duke i falënderuar për angazhimin e tyre. Ajo ka bërë një urim në nisje të fjalës, duke shpjeguar dhe përse preferoi ta niste me këtë urim.

“Mirëmbrëma ju ruajtë Zoti të gjithëve! Kuptimin e kësaj shprehjeje e kam mësuar në fushatën e vitit 2013 ku kandidimi im në qarkun e Lezhës ishte një enigmë për mua edhe pse kisha ardhur shumë pak por ndryshoi jetën time për të forcuar besimin tek njeri-tjetri dhe akoma më shumë besimin në Zot sepse në çdo familje lezhjane që takoje fjalia e parë ishte ‘ju ruajtë Zoti’.

Ju jam shumë mirënjohëse për besimin që më keni dhënë mua si Monikë dhe LSI-së. Të besosh dhe të votosh LSI-në në Lezhë do të thotë të dalësh mbi shumë barriera e sfida dhe jeni ju që jeni përballur jo vetëm me grupe kriminale dhe klienteliste por jeni ju që jeni përballur dhe me padrejtësi. Mirënjohja dhe respekti im është i pafund për shkak të këtij angazhimi kaq të madh tuajin”, deklaroi Kryemadhi.

Më tej ajo ka shpërndarë në mënyrë simbolike 10 karta anëtarësie, një prej tyre për Iridian Kadelin, djalin e dytë të deputetit të ndjerë të LSI-së Gjovalin Kadeli i cili i është bashkuar kësaj force.
“Në kuadër të anëtarësimeve të reja në LSI, do doja që në emër të LSI-së të shpërndaja në mënyrë simbolike 10 karta anëtarësie. Këta të rinj janë kurajoja, obligimi ynë për të na çuar në sfida të mëdha”.
“Gjove atje ku je të jesh krenar për fëmijët e tu që e kanë lartësuar më shumë emrin tënd dhe të familjes”, u shpreh Kryemadhi.


TË NGJASHME