HomePolitikë

Kryemadhi në SHBA, merr pjesë…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune, e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.


Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish anëtarë te Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy.

Gjithashtu në një postim në facebook Kryemadhi është shprehur mjaft e kënaqur për takimin me profesor Daniel Serwer.

“Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins.
Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.
Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët” , shprehet Kryemadhi.


TË NGJASHME