HomePolitikë

Kryemadhi nga Elbasani: Politika ka dalë nga shinat

Pas Kryeministrit Edi Rama, edhe Monika Kryemadhi ka uruar Ditën e Verës nga Elbasani. Duke marrë pjesë në panair, ajo u shpreh se politika sot ka dalë nga shinat e saj.

Sipas kreut të LSI, kjo reflektohet edhe në mungesën e institucioneve të drejtësisë, siç është Gjykata Kushtetuese.

Politika sot nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë. Sot fëmijët tanë duhet të ishin të lumtur, por politika ka dalë nga shinat. Unë dua që në këtë ditë vere të ringjallen parimet” – u shpreh ndër të tjera Monika Kryemadhi në Elbasan.


TË NGJASHME