HomePolitikë

Kryemadhi nga Shkodra: Ne duam një të ardhme të ndritur

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Shkodër ku u takua me qytetarë dhe foli mbi vendimin për djegien e mandateve gjë për të cilën u shpreh se ka marrë mbështetjen e qytetarëve që takon çdo ditë,

Ajo akuzoi qeverinë se ka krijuar destabilitet në vend për krimin e organizuar, dhe shtoi se në pesë vitet e fundit nuk janë rritur por janë zhvlerësuar

“Ka ardhur koha të destabilizojmë krimin e organizuar. Edhe në kohën e Enver Hoxhës shqiptarët ishin në diktaturë për hir të stabilitetit të rajonit. Ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë. Do doja që të flisnim për hallet e grave shqiptare sepse xhepi i tyre varfërohte. Në pesë gjashtë vitet e fundit pagat nuk janë rritur por përkundrazi janë zhvlerësuar. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatet e tyre në dorë. Ne jemi të qartë në rrugën tonë dhe jemi të vendosur. Çdo ditë që takohem me qytetarë na thonë bravo ju qoftë.”, u shpreh Kryemadhi.


TË NGJASHME