HomePolitikë

Kryemadhi: Nuk duhen dënuar shqiptarët…

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nje dite pas vendimit zgjenjyes te BE per te mos hapur negociatat me Shqiperine, ka thene se eshte me e pakta qe mund te beje kryeministri Rama, te dorehiqet. Ndersa ka nenvizuar ne fjalen e saj se ne komunikimet me miqte evropiane do u behet me dije se nuk duhen denuar shqiptaret ne endrren e tyre per ne Evrope, por vetem nje njeri.

“Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësine e rëndë që rëndon mbi kryeministrin, shqiptarët ia kanë dalë të bindin evropën se e duan por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë rrugën drej BE është Rama.

Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.

Shqiptaret e kane te qarte dhe duan të largojnë Ramën si pengesa e vetme e kësaj të ardhmjeje.

Shqiperia ishte më afër hapjes se negociatave me BE se sa vendet e tjera, por për shkak te shkatërrimit te shtetit sot jemi shumë më pas vendeve të tjera.

Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara prej shumë viteve me mund nga shqiptarët.

Do kemi komunikime me miqtë tanë për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është evropa per shqiptaret e se nuk duhen dënuar kurrë shqiptarët por vetem një njeri që i shërben interesve të tij të ngushta personale e ndoshta e ndonjë interesi tjetër që ne nuk e dimë”, tha kryetarja e LSI ne nje deklarate per mediat.


TË NGJASHME