Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Kryemadhi: Protesta e fermerëve, e drejtë dhe njerëzore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbi protestën e fermerëve të zhvilluar ditën e sotme.

E ftuar në emisionin ‘Byro Politike’, ajo e ka cilësuar protestën e fermerëve jo vetëm të drejtë por edhe njerëzore, ndërsa theksoi se mundi i tyre po shkon dëm.

Protesta e fermerëve në Lushnjë është një nga protestat më legjitime dhe më njerëzore, që tregon hapur dhe mënyrën sesi shteti në këto dy vite jo vetëm ka bllokuar komplet funksionimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Mungesa e përgjegjësisë dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ndaj 5 kërkesave që kanë fermerët, që çfarë kërkojnë? Kërkojnë subvencionimin për prodhim, kërkojnë heqjen e TVSH-së së famshme që ka krijuar një konflikt fals midis prodhuesve dhe grumbulluesve. Kërkojnë dëmshpërblim në rast përmbytjesh si dhe përfshirjen e Ministrisë së Bujqësisë për ngritjen e laboratorëve të nevojshëm për matjet e nevojshme dhe për inputet po ashtu, sepse qeveria tha që ka hequr 20 për qindëshin e inputeve, por në fakt jo vetëm që nuk u ul çmimi i inputeve, por përkundrazi u rrit. Dhe të gjitha këto inpute kaluan në dorën e një individi apo kompanie të caktuar.”, u shpreh Kryemadhi.

Related posts

Teatri/ Rama tjetër reagim me fjalët e Coelho

Mila

Ndryshon renditja! Ja kush janë të famshmit shqiptarë më të ndjekur në Instagram

Maria news

Reshjet e dendura të shiut, Vlora mbulohet nga uji

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!