HomePolitikë

Kryemadhi publikon punonjësit e policisë që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Sipas saj, shembja e Teatrit nuk mund të ndalej pasi as 10 veta, as 10 mijë veta të paarmatosur dhe të pambrojtur nuk mund t’i bënin dot ballë Policisë.

 “Duhet një reagim qytetar ndaj identitetit tonë. Një popull asimilohet me dhunë, duke hequr trashëgiminë e vet. është emergjente dhe urgjente. Mjafton të shohësh kurrikulat e arsimit po varfërohen. çdo gjë që ka lidhje me të shkuarën shqiptare po venitet me elementë që nuk kanë jetëgjatësi. është thirrje urgjente për këtë nismë të Ramës ndaj shkombëtarizimit shqiptar.
Ajo që unë dua të them është që 10 njerëz, apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra e gra, pensionistë nuk mund të përballen me Policinë e armatosur. Mbrojtja e Teatrit nuk kishte të bënte vetëm me vendosjen e njerëzit për t’u goditur fizikisht. Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz. I vret dhe i harron. I çon në mish për top. Si Aleanca për Teatrin ashtu si çdo përfaqësues tjetër nuk kemi pasur për qëllim të kishim viktima por të nxirrnim fytyrën e Ramës. Ajo do rindërtohet siç ka qenë, me të njëjtat projekte. E keni dëgjuar dje ministres e kulturës kur tha nuk është projekt, është ide- projekt. Nuk ka projekt. Kodra e Diellit është një rezidencë ku banojnë më shumë socialistë se ne të opozitës. Aty do të rindërohet në të njëjtin vend Teatri. Ai gjithmonë kështu i ka shembur gjithë veprat kulturore dhe kinematë e Shqipërisë.”-
 tha Kryemadhi.

Kryemadhi publikoi emrat e policëve që sipas saj, dhunuan qytetarët, politikanët dhe gazetarët gjatë protestës , duke theksuar se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës do të marrin dënimin e merituar.

“Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t’i identifikojmë. Kemi identifikuar: Altin Lila, Shef i komisariatit nr. 5. Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifikuar Kastriot Gjokutajn, komandant i forcave special të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifikimin e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës”,- tha Kryemadhi.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Kryemadhi deklaroi se opozita i ka dorëzuar Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore 5 variante dhe propozime, ndërsa kërkon që ata të zgjedhin njërin prej tyre për t’a përfunduar.


“Ambasadorja amerikane duhet t’i marrë informacione të sakta nga liderët e partive, opozita ia ka bërë të qarta dhe i kanë në tryezë propozimet tona që më 29 shkurt. Le të zgjedhin një nga 5 propozimet, në jemi të gatshëm që ta vazhdojmë…por jo pa qëllim zoti Rama shembi teatrin që të krijonte alibi se këta nuk duan reformën. Aty i ka propozimet le ta zgjedhë.

Këta ambasadorët i kemi dëgjuar shumë ne, kur i dëgjojmë shumë marrim më shumë rekomandime, si Romana, Lu Soreca dhe Yuri Kim. Ne kemi pas tre rekomandime, kemi shkuar në 15. Të na e bëjnë të qartë e duan apo nuk e duan Shqipërinë? Të jenë të kujdesshëm në deklaratat që bëjnë, nuk përfaqësojnë qeverinë e Edi Ramës, por qeverinë e vendeve të tyre. Nëse për ta s’ka rëndësi demokracia në Shqipëri, për të ka nevojë rinia shqëiptare. Nuk dua dhe nuk do lejoj jo Ramën dhe ambasadorët por askënd që të presin ëndrrat e të rinjve shqiptare në mes”,- tha Kryemadhi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME