HomePolitikë

Kryemadhi: Sa më shumë qëndron, aq më shumë…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se protestuesit në shesh shtohen pas çdo proteste, ndërsa akuzoi qeverinë se po përdor gjoba të majme kundër autobusëve dhe furgonëve që sjellin protesutesit.

E rëndësishme nuk është ora, e rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve. Çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Sot mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushur dhe buçasin nga njerëzit. Mjafton të dëgjosh se si taksidarët apo kamxhikët e Edi Ramës gjobisin autobusët, furgonat me gjoba marramendëse. Edhe ajo që ai bën tregon frikën.

Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje e një kryeministri në ikje nuk tregon gjë tjetër vetëm se sa më shumë e zgjat, zgjat vuajtjen e qytetarëve. Kjo tregon se ndjesia e tij për njerëzit ka marrë fund.

Duhet ta vendosim në Kushtetutë që çdo njeri që bëhet kryeministër duhet të bëjë vizitën psiko-analize dhe mjekësorë për shumë arsye sepse vendi nuk mund të ngelet në dorën e njerëzve që janë peng e substancave sintentike. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka më shpëtim, ka vetëm një drejtim që Shqipërisë t’i rikthehet legjitimiteti i Parlamentit. Djegia e mandateve nuk ishte për të shpëtuar opozitën, ishte për interes publik”.


TË NGJASHME