HomePolitikë

Kryemadhi takim me komunitetin shqiptar në Itali: Kemi nevojë për…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një vizite në Itali në komunën e Bolzanos u takua me komunitetin shqiptar atje.

Ajo ndau shqetësimet lidhur me situatën në Shqipëri, këndvështrimin e LSI-së për daljen nga kriza dhe çuarjen e vendit drejt integrimit europian, duke vlerësuar me një rol të veçantë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë në emigracion për të ndërtuar Shqipërinë si shtëpi për të gjithë shqiptarët.

70% e fëmijëve në shkollat fillore nuk duan të jetojnë në Shqipëri. Që do të thotë që në Shqipëri nuk do të ketë më mësues, nuk do të ketë më mjek, inxhinier, hidraulik, elektriçist, nuk do të ketë më shofer taksish, nuk do të ketë më njerëz që do të punojnë në administratë.

Flisni çdo ditë me familjarët tuaj në Shqipëri, por asnjëri nga ju nuk dëshiron të kthehet. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka më nevojë për lider të fortë. Ne kemi nevojë për një sistem, i cili u del garant qytetarëve të tij. Përderisa ne të gjithë paguajmë taksa, si nga i pari deri tek i fundit, nuk ka përse sistemi të mos u përgjigjet qytetarëve të tij
”, u shpreh Kryemadhi.


TË NGJASHME