HomePolitikë

Kryemadhi takon ministrin e Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, takoi sot në selinë e LSI-së, Ministrin për Investime Vendase dhe Përmirësimin e Klimës së Investimeve të Maqedonisë së Veriut, Hisen Xhemailin.

Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit, kryetarja e LSI vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes dy vendeve.

f921c41f-43a1-4231-89a2-dbbdf1e0e497

Gjatë takimit, Kryemadhi theksoi se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut, si vendi i 11 në renditjen botërore për klimën e të bërit biznesit.

Kryetarja e LSI vlerësoi nismat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me krijimin e zonave të lira ekonomike në Shkup dhe Tetovë , si modele suksesi të jashtëzakonshme në thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e punësimit në vend.

Kryemadhi, gjatë takimit tha se LSI ka promovuar prej kohësh integrimin mes vendeve të rajonit, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve.

Duke marrë shkas nga takimi i dy kryeministrave dhe një presidenti në Novi-Sad, kryetarja e LSI shprehu shqetësimin për një qasje të pjesshme dhe jo gjithëpërfshirëse të gjitha vendeve të rajonit, edhe për komunikimin e mbyllur dhe jo transparent të këtij takimi. Ajo tha se opinioni publik vazhdon të jetë shumë i paqartë dhe në errësirë të plotë për natyrën e këtij takimi dhe qëllimet e vërteta të tij.

Sipas Kryemadhit, modeli ekonomik i Maqedonisë së Veriut paraqet interes të veçantë për opozitën shqiptare përsa i takon programit të saj për ringritjen ekonomike të Shqipërisë në krizë, ndërsa vlerësoi skemën e tyre tepër të suksesshme të subvecionimit në bujqësi, duke e vkerësuar sektorin bujqësor jetik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.


TË NGJASHME