HomePolitikë

Kryemadhi takon zyrtarin e lartë të DASH

Kryemadhi-Kostelancik

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë vizitës në SHBA është takuar me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Këtë takim Kryemadhi e ka njoftuar me një postim në Facebook. Në mesazhin e saj kryetarja e LSI-së thekson se me Kostelancik ka shkëmbyer mendime për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës”, shkruan Kryemadhi

Postimin Kryemadhi e ka shoqëruar me një shtrëngim duarsh me zyrtarin e lart të DASH, të cilit i ka dhuruar një libër me vendet me të bukura të Shqipërisë.


TË NGJASHME