HomePolitikë

Kryemadhi: Të zgjedhurit e 30 qershorit do zënë zyrat

Në një intervistë për emisionin Opinion, Monika Kryemadhi tha se deri në 12 gusht ka shumë kohë përpara. Kryetarja e LSI nuk dha një opsion se çfarë do të bëjë opozita nëse të zgjedhurit e 30 qershorit do të zënë zyrat.

“Aksioni do të jetë hap pas hapi, këtë javë është konsultimi ynë me partitë aleate. Do vazhdojmë gjithë procesin që do vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Nuk është problemi aty, tek zënia e zyrave, ata nuk do të shkojnë në zyrë asnjëherë. E di sa gjëra do ndodhin deri ën 12 gusht”, tha Monika Kryemadhi.

Sipas saj në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime dhe ndaj opozita nuk ndërhyri. Kryemadhi tha se edhe OSBE/OHDIR deklaroi qartë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.

Sa i përket deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Kryemadhi tha: Zonja që ka bërë deklaratën nuk e ka shkruar vetë, ia kanë shkruar të tjerët. Zonja nuk e ka të qartë që faktikisht ka një ngërç shumë të madh në atë që thotë. Ajo thotë të shkojnë në zyrë, kush të shkojnë në zyrë. Po kush?

Në lidhje me reagimin e ambasadës Amerikane ajo tha se e mbështet atë. Sipas saj zgjedhje do të ketë në 13 tetor, pasi dekretin e Presidentit nuk e gjykon dot tjetër gjykatë, vetëm ajo Kushtetuese siç e mështet dhe OSBE/OHDIR.


TË NGJASHME