HomePolitikë

Kryemadhi thirrje shqiptarëve pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese dhe formulës së re të koalicioneve. Kryemadhi tha se me miratimin e sotëm kryeministri Edi Rama i ka bërë “gropën vetes”.

“Sot Edi Rama i hapi gropën vetes. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar, do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve. Këshilli politik është një institucion i kërkuar nga BE-ja, sigurisht që do të jemi pjesë. Vendimet që mori sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij izoluan Shqipërinë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, po jua shqiptoj; do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë, do të fillojë bllokimi dhe izolimi, do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave, do të jemi të izoluar. Rasti më i mirë i PS-së do të jetë me 40 deputetët, 100 janë të opozitës në zgjedhje. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën” tha ajo.-u shpreh Kryemadhi.

Më herët, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se opozita do të vijojë betejën, pasi Rama nuk mund të mbaj peng popullin shqiptar. Opozita e bashkuar është kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa ka propozuar hapjen e 100% të listave.


TË NGJASHME