HomeLajme

Kryemadhi: Zgjedhje të parakohshme në fund të muajit maj

Nga Roskoveci, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të muajit maj.  Në LSI, veç përgatitjes së protestave po merren dhe me përgatitjen për zgjedhje të parakohshme.

“Do të ketë zgjedhje të parakohshme politike. Në çdo qendër votimi, fillojmë që sot, për të ngritur grupet e punës, pasi ditët ikin shumë shpejt. Edi Ramën do të rrëzojnë socialistët e tij, ne do ta shtyjmë. Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Situata politike është shumë e tensionuar, por shpresa e lirisë është shumë afër. Mos u kërcënoni, një popull i tërë e fshin një njeri”, tha zonja Kryemadhi.

Në LSI, veç përgatitjes së protestave po merren dhe me përgatitjen për zgjedhje të parakohshme. Nga Roskoveci, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të muajit maj.

“Do të ketë zgjedhje të parakohshme politike. Në çdo qendër votimi, fillojmë që sot, për të ngritur grupet e punës, pasi ditët ikin shumë shpejt. Edi Ramën do të rrëzojnë socialistët e tij, ne do ta shtyjmë. Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Situata politike është shumë e tensionuar, por shpresa e lirisë është shumë afër. Mos u kërcënoni, një popull i tërë e fshin një njeri”, tha zonja Kryemadhi.

Megjithatë edhe këtë të shtunë kryetarja e LSI nuk pati asnjë koment për ftesën e Ramës për dialog, që i bëri Lulzim Bashës si dhe pranimin e mandatit të deputetit nga 4 kandidatët në listat pritëse të kësaj partie./ Opinion.al


TË NGJASHME