HomePolitikë

Kryemadhi:“Ka një tjetër dosje krahas 184 dhe 339”

Krahas dosjeve të bujshme 184 dhe 339 për blerjen e votave në Dibër dhe në Durrës, për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi do të ketë edhe një dosje tjetër, atë të 30 qershorit.

“Po kështu kemi një raport të ODIHR ku flitet qartë për një KQZ e cila ka shkelur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor, por që në fakt ajo që dua të them është që dosja 184 dhe 339 do të ketë shoqe dhe bashkudhëtare edhe dosjen ‘30 qershori’. Pse e themi këtë? Sepse edhe në zgjedhjet e PS që ajo i organizoi, nuk rrinte dot pa futur dorën te kutia, pa futur dorën te procesverbali, te listat e zgjedhjeve dhe në të gjithë procesin zgjedhor, të cilin nuk e ka respektuar”, theksoi ajo.

Kryemadhi u shpreh se dosja e tretë ka falsifikime edhe më të mëdha se dy dosjet e para. “Por po ju them një gjë që 339 dhe 184 janë lule përpallë falsifikimeve dhe përballë dokumentacionit që ka sot, jo vetëm opozita, por dhe shumë elementë të tjerë vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë që kanë qenë në procesin zgjedhor janë aq flagrante saqë në anën tjerët janë dhe aq qesharake. Janë qesharake sepse si një njeri mund të vjedhë veten e tij dhe partinë e tij, se si një njeri mund të bëjë një proces ku e dinte shumë mirë që çdo gjë ishte e vëzhguar, prandaj hoqi dhe komisionerët e LSI-së dhe të PD-së, prandaj përzuri dhe në momentet e mbylljes së bazës materiale, ju e dini shumë mirë ku mbylleshin qendrat e votimit. Vëzhguesit i nxirrnin jashtë, mirë vëzhguesit shqiptare, po vëzhguesit e huaj pse i nxirrnin jashtë këta kur paska qenë kaq transparent”, u shpreh.

Zonja Kryemadhi u ndal edhe tek rezultati i votimeve të 30 qershorit, ndërsa shtoi se tashmë opozita ka bojkotuar edhe pushtetin vendor.

Sot ne kemi bërë atë proces që kërkonin analistët për të bojkotuar gjithë pushtetin vendor por a do i bindnim ne ndërkombëtarët që Edi Rama kishte më pak se 10% mbështetës në Shqipëri. Jo nuk do ti bindnim sepse ne nuk do ta provonim kurrë se sa mbështetje kishte Edi Rama. Edi Rama merrte gjithë administratën publike, mbushte sheshet me karriget e tij dhe kaq mbaronte. A do të bindeshin shqiptarët e vërtetë që janë shumicë përballë Edi Ramës? A do t iu mbyllej goja këtyre ambasadorëve që pas datës 30 Qershor keni dëgjuar ndonjë ambasador të flasë për zgjedhjet?

Por flasin sot për dialog, flasin sot për negociata, po pse nuk flasin sot për zgjedhje këta ambasadorët? Pse nuk flasin për votimet e Edi Ramës? Pse nuk flasin për atë që ndodhi me 30 Qershor? Besoj që të gjithë e dëgjuat ambasadorin e BE në orën 12:00 kur tha që pjesëmarrja është 5%-6%. Po si na u rritka me 20% për 5 orë kur ndërkohë KQZ thonte 12.2%, 12.5% pastaj 15.3%. Në ç’vend të botës ndodh kjo?”, theksoi ajo.

Kryetarja e LSI-së u ndal edhe tek rezultati në Tiranë, duke nënvizuar se Erion Veliaj është zhdukur.

Ne jemi një pjesë shumë e vogël e atij sheshi sepse pjesa më e madhe, ju e keni parë sesi janë përgjigjur më së shumti qytetarët e Tiranës dhe më së shumti nga të gjithë të tjerët qytetarët e Tiranës ia kthyen dhe ia përplasën Eion Veliajt në surrat të gjithë refuzimin e tyre total edhe pse sot kur hap frigoriferin apo kur hap derën nuk të del fytyra e Erion Veliajt siç ishte në fushatë, edhe sot po ta shohësh është zhdukur, nuk na del më gjëkundi”, tha ajo.


TË NGJASHME