HomePolitikë

Kurz: Austria mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Duke folur për median austriake, “Die Presse”, Kurz thotë se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse doni t’i shmangni konfliktet në fqinjët tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i ndihmoni në stabilizimin e tyre, ju duhet t’i ofroni vendeve të rajonit një perspektivë evropiane”, tha politikan konservator.

Qeveritë e BE i kishin premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë vetëm në një formë të përgjithshme perspektivën e pranimit në samitin në Sofje.

Kurz i referohet dhe deklaratave të presidentit francez Macron duke këmbëngulur se “sa më të vakta të jenë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim nga vendet si Turqia apo Rusia”/gazeta-shqip.com


TË NGJASHME