HomePolitikë

Kryeministri flet për largimin

Kreu i Qeverisë ka folur sot për kërkesat e opozitës që ai të largohet nga drejtimi i Kryeministrisë.

Rama ka thënë se nëse ai largohen sërish opozita nuk do të qetësohet, por nëse kjo do të ndodhë atëherë vendi do të bjerë në batakun e marrisë.

Kryeministri është shprehur se nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë votuar.

“Jo sot po asnjëherë sa të jem në këtë detyrë, edhe sikur ta nxjerr zemrën nga gjoksi, e di që nuk mund t’ia mbush mendjen, por kjo punë nuk është as interes, por privilegj i paçmuar

Atyre që nga frika, u them, po ja të ikë Rama, të qetësohen të marrosurit, jo kështu nuk qetësohen të marrosurit por fillon rënia në batakun e marrisë.

Pushteti nuk është qëllimi, por fuqia, karrigia nga ku nuk shkulesh, por është detyrë, që të tjerët të kanë zgjedhur për të udhëhequr

Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë, në zgjedhje, apo si përfaqësues të popullit në Kuvend.

Unë nuk rri se më gënjen mendja se jam i pagabueshëm, apo s’kam bërë gabime, apo se gjithçka po shkon vaj, as se njerëzit nuk paguajnë nën dorë, se rrogat janë rritur, se shqiptarët po kthehen nga jashtë dhe se jeta është fushë me lule.

Në çdo drejtim nisur së bashku me ju dhe ta që na besojmë kemi nisur një luftë që nuk ka shans ta lëmë në mes, luftë që po e shoh se korrupsioni, tarafi marifeti janë edhe brenda nesh. Ringjitesh, përparon, diku rrëshqet, përparon, herë mpihesh, herë ecën me ritëm të lartë, sa më poshtë duket bataku nga je nisur aq më lart të duket maja ku duhet të ngjitesh, ndaj në demokraci ja rënie, thyerje, ndarje, rikompozime forcash, ne deri më sot nuk na la ndodhur qysh se jemi nisur 6 vjet më parë në luftë, kemi mbajtur ritmet, uniteti lodhjen, kemi pasur gërr vërret tona, por kemi qëndruar bashkë, ecur bashkë, rrëzuar e ringritur bashkë jemi ngritur bashkë, kush ka pritur e kush pret të rilindë lidhja që solli në pushtet atë që kurrë nuk vinte dot vetë, duhet të presë gjatë. Jemi një për të gjithë e të gjithë për një. Marrim edhe kot tavolinave kur kemi sedër e na mbetet hatri, por jo zarare në kurriz të vendit, se e dinë që kush bën zarare na humbet. ”, ka thënë ai.


TË NGJASHME