HomePolitikë

Kryeministri holandez për negociatat: Ka ende punë për t’u bërë

Ndërsa sot pritet vendimi i Këshillit Europian, sa i përket çështjes së çeljes së bisedimeve për anëtarësim, kryeminsitri holandez, Mark Rutte, tha se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë, ndërsa shtoi se lista është pak më e gjatë për Shqipërinë.

Për “Politico”, ai pranoi se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë punë të mëdha, duke përmendur përpjekjet për sundimin  e ligjit dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, por sipas tij ka ende punë për t’u bërë.

Ne të gjithë e pranojmë se si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, janë bërë shumë punë të mëdha. Në përmirësimin e sundimit të ligjit në të dy vendet dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë së Veriut, për të zgjidhur konfliktin me Greqinë. Por duhet të bëhen akoma më shumë punë në të dy vendet dhe lista është pak më e gjatë për Shqipërinë”, tha ai.


TË NGJASHME