HomeLajmi i Fundit

Kryeministri i Kosovës mesazh Ramës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shkruan në ‘Facebook’ se me dhimbje ka marrë vesh lajmin për vdekjen e Aneta Ramës, ndërsa përcjell ngushëllime në emër të tij dhe të qeverisë kosovare.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruan Hoti.