HomePolitikë

Kryeministri ka një lutje për qytetarët

Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus, çka bëri që ministria e Shëndetësisë të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkime për qytetarët që nuk zbatojnë masën.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një lutje për qytetarët, ku i kërkon qytetarëve që të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

Postimi i Ramës

Mirëmëngjes dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë

#ShëndetiMbiTëGjitha

K.S/GotaNews


TË NGJASHME