HomePolitikë

Kryeministri Kurti pritet të anulojë vendimin e Haradinajt për pagat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme d0 ta merr një vendim të rëndësishëm.

Kryeministri pritet ta anulojë vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

Me këtë vendim shefi i ri i Qeverisë do t’ia ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, saktësisht më 20 dhjetor vendosi që t’ia bëjë vetes një dhuratë për fundvit, nga 1 mijë e 500 euro, ai me vendimin e ri do të merrte pagë bruto 2950 euro në muaj.

Kurti me të marrë detyrën në konferencën e parë për media ka bërë të ditur se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ish-qeverisë pas datës 19 korrik të vitit 2019, ditën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje.

Madje, ai ka paralajmëruar që do të shqyrtojë edhe vendimet të tjera, të cilat sipas tij nuk janë në përputhje me dispozitat ligjore të shtetit të Kosovës, shkruan FaktePlus.

FaktePlus nga burime brenda Kryeministrisë merr vesh se kryeministri Kurti, shumë shpejtë do të anulojë edhe vendimin që ka të bëjë me paga.


TË NGJASHME