HomeLajme

Kryeministri Rama dërgon mesazhe zanore dhe sms në çdo telefon/ Ja çfarë thotë

edi-rama-mesazh ne telefon

Mos u habisni nese ju vjen një telefonatë ose mesazh nga kryeminsitri Rama, janë thjeshtë disa këshilla dhe nje rikujtim për higjenën personal.

Dikujt me një SMS dhe dikujt me një mesazhin zanorë, kryeministri me një qasje miqësore të ngushtë i drejtohet gjithësecilit me ti, duke rikujtuar larjen e shpeshtë të duarve, ajrimin e shtëpisë dhe telefonimin e 127 për shqetësimet shëndetësore.

mesazhi edi rames

Por mesazhi ka një element ndryshe direktivave tashmë të zakonshme për higjenen personale. Kryeministri i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga informacioni i rremë ( fake news ). Edhe pse AMA, institucioni pergjegjës për monitorimin e medias të shkruar dhe audio-vizive, nuk ka shprehur një shqetësim për sjelljen e medias, kryeministri Rama duket që ka në fokus portalet online. Bazuar dhe nga eksperienca të mëparshme të mardhënies së portaleve me lexuesit e tyre, siç ishte rasti i tërmetit të nëntorit 2019, kryeministri ka intensifikuar diskursin e tij kundra abuzimeve me të drejtën e shprehjes. Në atë kohë, ky diskurs ka kulmuar me hartimin e “ligjit për portalet” i cili shton mekanizmat frenues mbi aktivitetin e media-ve online në rast se akuzohen për shpifje apo për përhapje paniku.

Audio mesazhet dhe sms të dërguar në mënyrë masive, janë përdorur dhe më parë si strategji në fushata zgjedhore si një metodë direkte dhe personale për transmetimin e një mesazhi të caktuar.


TË NGJASHME