Aktualitet Kulturë Lajme Politikë

Kryeministri Rama e citoi për Teatrin Kombëtar, aktorja kosovare i kthehet publikisht

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencës, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

Por vetë aktorja, shkruan në postimin e Kryeministrit Rama se mendimin nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shkruan aktorja.

ilire

Related posts

Ndërtimi i shkollës te UBT, pedagogët dhe studentët marrin vendimin drastik

Xhensila Gotanews

Parashikimi i motit , datë 11 shtator 2019

Mila

Presidenca ‘vishet’ blu për një arsye të veçantë

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!